PD tentoi të kapë Gjykatën Kushtetuese, por Çlirim Gjata u tërhoq nga frika e Vettingut/Dokumentet

  • 5 years ago
Akuzon çdo ditë shumicën qeverisëse për kapjen e drejtësisë, por në të njëjtën kohë Partia Demokratike vazhdon përpjekjet që të fusë njerëzit e saj në kupolën e drejtësisë, siç operoi gjatë periudhës 2005-2013. Pikërisht deri në 2013 Partia Demokratike dhe presidenti i Republikës në atë kohë, Bujar Nishani kanë emëruar persona të besuar pranë Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetues, po sot shumica e tyre janë shkarkuar nga Vetingu për pasuri të paligjshme, lidhje me krimin apo si të paaftë.

Konkretisht 6 anëtarë të emëruar nga PD lanë detyrën nga frika e Vetingut, 3 u shkarkuan, 1 u dënua për korrupsion në Gjykatën e Lartë. Ndërsa në Kushtetuese 8 gjyqtarë po të emëruar në nga PD ose janë shkarkuar nga Vetingu, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur vetingun duke shkaktuar mbyllje të dy gjykatave më të rëndësishme të vendit, mbyllje për të cilat çuditërisht sot PD akuzon qeverinë. Por paradoksi i PD-së nuk mbaron këtu.

Çlirim Gjata, aktualisht Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, ka aplikuar për t'u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht, në mars të vitit 2018, Kuvendi i Shqipërisë shpalli një listë me 20 kandidatë, të cilët kishin aplikuar për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Pjesë e kësaj liste ishte edhe Gjata. Pra, në një kohë kur Lulzim Basha dhe Sali Berisha akuzonin Edi Ramën për kapjen e drejtësisë, sekretari i partisë së tyre Çlirim Gjata ishte në garë për t?u bërë pjesë e gjykatës më të rëndësishme në Shqipëri.

Recommended