Çlirim Gjata për Ora News: Heqja e Hajdarit me urdhër të Ramës!

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktualisht sekretar ligjor në Partinë Demokratike, komenton zëvendësimin e Rudina Hajdarit si kryetare e grupit parlamentar të opozitës së re, duke u zëvendësuar nga Korab Lita.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se ndryshimi i Hajdarit ka ardhur me urdhër të Edi Ramës dhe ironizoi deputetët e rinj.

Çlirim Gjata: "Këta deputetët e rinj si emigrantët që martohen me gratë e huaja për letra dhe vjen divorci, janë pa taban. Do mbaroj ky Parlament, do ikin në punë të vetë. Pa pritur dhe pa kujtuar, në një moment u gjetën në Parlament, nuk bëjnë dot politikë, nuk bëjnë dot opozitë. Nuk kanë themel, nuk kanë një parti ku të mbështeten, kanë hyrë në mënyrë antikushtetuese. Kushedi ku nuk i ka pëlqyer Ramës diku dhe ka urdhëruar të ndryshojnë kryetaren e grupit parlamentar".

Lidhur me arrestimin e protestuesve të Unazës së Re dhe ndryshimin e Kodit Penal, ai deklaroi se Kodi Penal do 84 vota dhe se Rama i bën "gatitu", pasi së bashku me deputetët e rinj i bën 120.

Në këtë drejtim tha se "Parlamenti është antikushtetues pasi duhet të jenë 140 deputetë. Duhet të jenë se s'bën 84 deputetë për një ligj me shumicë të cilësuar, duhet të jenë 94 deputetë në sallë nga 140 që të miratohet një kushtetutë apo ndryshime kushtetuese, sepse këto numra numërohen mbi bazën e 140 deputetëve, jo 120 ku ka rënë parlamenti. Protesta me bllokim rrugësh kanë ekzistuar gjithë kohës, ky nxori këtë nen që të bllokojë atë protestë. Protesta është e drejtë legjitime nuk duhet marrë leje".

Ai tha se opozita është në protestë permanente, duke shtuar se opozita e vrau frikën.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gjata-ora-news-opozita-ne-proteste-permanente-arrestimi-i-balliut-hakmarrje-personale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended