Ora News - "Ju i shërbeni Edi Ramës" incidenti i Rudina Hajdarit në Shkodër

  • 5 years ago
#rtvora
E ftuar nga shkolla e mesme ?Shejnaze Juka? në aktivitetin e ditës ndërkombëtare të gjuhëve të huaja, deputetja Rudina Hajdari e cila më herët premtoi që do të kontribuonte për këtë institucion, pasi u dogj përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, u përball me një incident të paparashikuar.

Ndërsa po fliste përpara nxënësve dhe stafit pedagogjik, i riu Fatjon Mani, pjesë e strukturave të forumit rinor të Partisë Demokratike, që kishte arritur të hynte në shkollë, edhe pse jo nxënës i saj, ju drejtua Hajdarit me fjalët se ajo po i shërben Edi Ramës dhe deputetja ishte turpi i demokracisë.

Fatjon Mani: E njeh Azem Hajdarin. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve.

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

Pas replikave me të riun, Hajdari e tejkaloi incidentin duke vijuar fjalen e saj përshëndetese, ku kërkoi që mësuesit të kenë më shumë durim ndërsa punojnë me të rinjtë.

Rudina Hajdari: "Ajo çfarë ndodhi tani është çfarë bën politika e sotme. Na ndan mes PD e PS. Nuk duhet të lejojmë politikën të na përçajë"

Hajdari nuk ja kurseu vetes as vallen e Tropojes me të rinjtë.

Në fund dhuroi për shkollën fondin që kishte parashikuar për rikonstruksionin e klasës së djegur, por të përkthyer në libra për biblioteken dhe një kompjuter. Edhe në mjediset e jashtme për mediat, foli për rëndësinë që i duhet kushtuar arsimit, duke mos kursyer kritikat për fondin e pakët që sipas saj qeveria akordon për këtë sektor.

Hajdari apeloi për vemendje edhe ndaj shkollës që mban emrin e babait të saj të ndjerë Azem Hajdari për të cilën shprehu shqetësimin se rrezikonte të mbyllej, por një gjë të tillë nuk do ta lejonte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-i-sherbeni-edi-rames-incidenti-i-rudina-hajdarit-ne-shkoder

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended