“Nxehen” gjakrat mes Hajdarit-Spiropalit: Mos iu servilos Ramës, po luftoj për dinjitetin tënd

  • 3 years ago
?Nxehen? gjakrat mes Hajdarit-Spiropalit: Mos iu servilos Ramës, po luftoj për dinjitetin tënd
Me tone të ashpra janë shoqëruar replikat mes deputetes Rudina Hajdari dhe Elisa Spiropalit këtë të enjte në seancën plenare. Pasi, ministrja socialiste i tha deputetes opozitare që bën akuza populiste, Hajdari reagoi fort duke thënë se partia e saj mashtron qytetarët me propozimet për listat e hapura. Një replikë që përveç fjalëve u shoqërua edhe me goditjen e foltore, Hajdari tha se nuk ka ofenduar asnjë njeri.
?Nuk është e vërtetë që ju ende vazhdoni t?i mbani të mbyllura listat me propozimin tuaj? Unë them që ky është një mashtrim i madh që po i bëhet shqiptarëve. Çfarë gënjeshtre po them unë këtu, apo çfarë ofendimi po ju bëj unë këtu. Unë them që propozimi që ju po bëni nuk i hap listat ndërkohë ë keni thënë, në këtë Kuvend, në këtë foltore, keni folur në emër të shqiptarëve në pjesën dërrmuese, keni thënë me fjalët tuaj që shqiptarët duan listat e hapura dhe ne jemi partia që hapim listat ndërkohë që me propozim tuaj ai është një mashtrim i madh. A është mashtrim apo jo? Këtu më dil?, u shpreh Hajdari.
Deputetja tha në Kuvend se po lufton për listat e hapura edhe për dinjitetin e femrave. Ajo i bëri thirrje Spiropalit që të mos shajë dhe të mos serviloset ndaj kryeministrit Rama. Sa i përket reagimit të ashpër që Spiropali pati ndaj Hajdarit, kjo e fundit tha se ishte e dërguar me mesazh nga kreu i qeverisë.
?A është e vërtetë që sot Shqipëria renditet nëntë pozicione më poshtë për korrupsionin e lartë. Nuk e shpik unë këtë. Në çdo raport ty të thuhet që je vend i korruptuar dhe drejtuesit e saj patjetër duhet të jenë të korruptuar se s?ka se si të mos jetë ky parlament i korruptuar nëse këto raporte e thonë këtë gjë. Nuk e them unë Elisë, e thonë raportet. Mos bie në nivelin e shefit tënd, të lexosh mesazhe nga shefi jot sepse po luftoj edhe për dinjitetin tënd që të vish me votë këtu dhe të mos kesh nevojë t?i servilosesh shefit tënd. Po të jap dinjitet Elisë, po luftoj për listat listat e hapura 100% që ti sot të mos rrish pas shefit tënd, të kesh dinjitetin tënd dhe të mos shash e fesh femrat?, tha ajo.
Por çfarë ndodhi më herët?
Ministrja Spiropali foli ashpër, me deputeten opozitare, Rudina Hajdari. Spiropali u shpreh se Hajdari bën akuza populiste në Kuvend. Ajo i bëri thirrje Hajdarit që të mbajë përgjegjësi ?për anëtarët e familjes biologjike dhe për anëtarët e familjes politike?. Ajo i kërkoi deputetes që të testojë veten dhe të dalë në votime, pasi në Kuvend ka hyrë me listën e PD-së.
?Nuk të kemi asnjë borxh. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, mazhoranca, deputetët e Republikës së Shqipërisë mbajnë përgjegjësi për listën tonë, për emrat, për fytyrat për emrat, për njerëzit, të gjithë, një më një. Mbaj edhe ti përgjegjësi zonjë e dashur meqë nga përmende korrupsionin këtu. Për të gjithë, dakord? Edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe për anëtarët e familjes tënde politike, nga ke dalë. Nëse do të flasësh këtu për li...

Recommended