Ora News – Opozita e bashkuar shpall nisjen e protestave popullore për rrëzimin e Edi Ramës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Opozita mori shkas nga mohimi i debatit në seancën e sotme plenare për dekretet e ndrysjhimeve në qeveri, për të shpallur nisjen e protestave.

Kreu i PD-së mblodhi në orët e vona të pasdites së sotme në selinë e PD-së aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë dhe nga ky takim doli me këtë vendim:

Basha: Në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i opozitës së bashkuar.

Basha nuk dha datë se kur protestat do të nisin, por tha se PD do ta marrë vendimin në Këshillin Kombëtar të shtunën.

Basha: Ditën e shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore dhe secila prej partive anëtare të koalicionit të opozitës së bashkuar, përfaqësuesit parlamentare dhe të tjerë do të mbledhin forumet e tyre do të vendosin dhe do tu komunikojnë shumë shpejt nisjen e protestave popullore sipas vendimit që kemi marrë.

Sipas Bashës, seanca e sotme vërtetoi më së miri se opozita nuk ka më vend në Kuvend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-e-bashkuar-shpall-nisjen-e-protestave-popullore-rrezimin-e-edi-rames
Recommended