Ora News - PD vendos: Protesta në mbarë vendin për rrëzimin e Ramës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Partia Demokratike mori vendimin politik të organizimit të protestave në mbarë vendin.

Këshilli Kombëtar i PD-së i zgjedhur sot vendosi të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave për largimin e Edi Ramës.

Edi Paloka: "Pas bisedimeve që pati opozita menjëherë pas asaj që ndodhi në parlament seancën e fundit, sot këshillit kombetar iu kërkua të vendosë lidhur me qëndrimin politik që do të mbajë PD. Këshilli ngarkoi strukturat drejtuese të PD-së të merren me organizimin e protestave në mbarë vendin me një qëllim të vetëm:Rrëzimin e qeverisë dhe të Edi Ramës."

Me pas qeveri kalimtare - Edi Paloka i cili do të vijojë të mbajë postin politik të nënkryetarit të PD-së tregoi dhe hapin tjeter pas rrëzimit të Ramës.

Edi Paloka: këshilli gjithashtu mori vendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të qeverisë Rama, është një qeveri tranzitore kalimtare e cila do të merret me realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo duhet të jetë rruga që do të ndjekë PD dhe jam i bindur që do të mbështetet nga gjithë opozita shqiptare në një front të bashkuar

Edi Paloka dhe Edmond Spaho u votëbesuan si nënkryetarë të PD-së.Votimet për këshillin ishin unanime, gjatë ditë vijon votimi për sekretariatet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-zgjedh-sot-ekipin-drejtues

Recommended