Ora News - Opozita e bashkuar takim me ambasadorët e SHBA dhe BE-së: Rama po minon dialogun
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një ditë pasi u takuan me kryeministrin Rama, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së u kërkuan në një takim nga opozita e bashkuar. Përfaqësuesit e kësaj të fundit i njohën garantët e marrëveshjes së 5 qershorit me përpjekjet që sipas tyre po bën Kryeministri për të minuar dialogun politik.

Opozita e Bashkuar ka kërkuar të ndajë me ambasadorët e BE-së dhe SHBA shqetësimet për reformën zgjedhore.

Ndaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca, si garantë të marrëveshjes së 5 qershorit, ishin këtë të martë në selinë e PD-së, ku u takuan edhe me aleatët, përveçse me përfaqësuesit opozitarë në Këshillin Politik.

Në njoftimin e shpërndarë pas takimit thuhet se Opozita e Bashkuar bëri të qartë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor, bie ndesh me Marrëveshjen e 14 janarit, minon Marrëveshjen e 5 qershorit, por është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/opozita-e-bashkuar-zbardh-takimin-me-ambasadoret-ndryshimi-i-njeanshem-i-kushtetutes-minon-5-qershorin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended