Opozita e bashkuar: Rama zhbëri marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit, vuri në lojë SHBA e BE

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Opozita e bashkuar ka reaguar pas marrëveshjes politike të kryeministrit Rama me opozitën parlamentare për votimin në kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, opozita thotë se ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

?Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njënashme kushtetutese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor? thuhet në deklaratë.

Edi Rama gënjen kur thotë se po hap listat, sipas opozitës, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor.

Për opozitën e bashkuar, zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/opozita-e-bashkuar-rama-zhberi-marreveshjet-e-14-janarit-dhe-5-qershorit-vuri-ne-loje-shba-e-be/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended