Report TV - Ligji i Vettingut, Venecia rrëzon PD-në dhe Gjykatën Kushtetuese

  • 7 years ago
Komisioni i Venecias nuk ka shfaqur asnjë kundërshti lidhur me Ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe sipas tij, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas opinionit të Venecias, i zbardhur nga Zëri i Amerikës, ndërsa përgjigjet e ekspertëve janë siguruar ekskluzivisht dhe nga Shqiptarja.com, dispozitat ligjore nuk shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.

Recommended