Ora News –Heqja e taksës nga Italia, përfitimet 15 mln euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas afro 30 vitesh dhe një kalvari të gjatë diplomatik me Italinë fqinje është hequr më në fund taksa fikse e qarkullimit me Italinë e cila varionte nga 150 -200 euro për kamion. Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se taksa e trashëguar që prej viti 88 sillte një përfitim për buxhetin e Italisë deri në 15 milionë euro në vit.
Ahmetaj: Ishte një kosto nga 12 deri në 15 milionë euro. Përpjekjet e qeverisë shqiptare bëri të mundur heqjen e kësaj takse. Dhe ato 15 milionë euro nuk do të shkojnë më në buxhetin italian, por në llogari të sipërmarrjes shqiptare, që mund të përkthehet në investime më shumë.
Fasonët janë sektori që do të përfitojnë më shumë nga heqja e kësaj takse për shkak të nivelit më ta lartë të shkëmbimeve tregtare
Ahmetej: Sektori i fasonit është sektori që do të përfitojë drejtpërsëdrejti dhe më shumë nga gjithë sektorët e tjerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/heqja-e-takses-nga-italia-perfitimet-15-mln-euro/

Recommended