Ora News - Konfindustria pro taksës për Serbinë: Masa e vonuar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konfindustria mbështet vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sistemit të taksimit ndaj prodhimeve me certifikatë të origjinës sërbe, duke theksuar se janë të vonuara.

"Vendimet ne fjalë në thelbin e tyre, mbështetur në parimin e reciprocitetit, janë në përputhje edhe me marrëveshjet e tregtisë së lirë të nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor si CEFTA dhe MSA" thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.

Sipas Konfindustrisë, parimi i reciprocitetit në marrëveshjet e tregtisë lirë ndërmjet vendeve janë shkelur qartë nga Serbia në rastin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, por edhe Shqipërinë.

"Shembulli më i qartë është bllokimi prej shumë vitesh nga ana e Serbisë i vënies në shfrytëzim i linjës së transmetimit 400kv të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Projekti ka kushtuar afër 80 milionë euro dhe do ti shërbente jo vetëm Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe gjithë projektit europian të ndërtimit të rrjetit të përbashkët të energjisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë".

Humbjet, që shkaktohen nga pengimi i vënies në punë të linjës së energjisë janë me dhjetra milione euro/vit për Kosovën dhe Shqipërinë, thotë Konfindustria.

"Insitucionet e BE/Bashkimit Europian janë treguar krejt të pafuqishme për të detyruar Serbinë të tërheqi vendimin absurd dhe në kundërshtim të hapur me rregullat e CEFTA dhe MSA. Gjithashtu, sipas të dhënave, një pjesë e madhe e prodhimeve me certifikatës së origjinë serbe janë të subvencionuara dhe kanë natyrë të pastër dumping në kundërshtim të hapur me rregullat e tregtisë së lirë, OBT/Organizatës Botërore të Tregtisë, CFTA dhe MSA".

Konfindustria bën me dije se i ka kërkuar me kohë dhe në mënyrë të përsëritur qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të marrin në shqyrtim zbatimin e parimit të reciprocitetit në politikën tregtare me Serbinë, nëpërmjet vendosjes së taksave për importet me origjinë serbe, nisur nga rasti i pashembullt i pengimit, krejtësisht të paarsyeshëm dhe në shkelje të qartë të marrëvëshjeve ndërkombëtare, të vënies në punë të linjës rajonale të energjisë elektrike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konfindustria-pro-takses-serbine-masa-e-vonuar-ka-bllokuar-prej-vitesh-linjen-energjitike

Recommended