Kurti mbledh qeverinë/ Nuk diskuton për vendimin e heqjes së pjesshme të taksës me Serbinë
  • 4 years ago
Zëvendës kryeministri I Kosovës, Haki Abazi ka folur para mediave në lidhje me takimin e Kabinetit Qeveritar në Prevallë. Sipas Abazit, ky takim është duke u bërë që marrëveshja e koalicionit të shëndërrohet në plan qeverisës.


Gjatë pjesës së parë të saj, ministrat kanë raportuar lidhur me gjendjen në të cilën I kanë gjetur dikasteret e tyre, ndërsa do të paraqesin edhe prioritet e tyre afat shkurtra e ato afatgjata.

Ndërkohë pyetjes mbi temën më të nxehtë të momentit, atë të heqjes së taksës mbi produktet serbe, ai iu Abazi u përgjigj duke thënë që kjo mbledhje nuk ka ndonjë karakterë tjetër përveç detajeve të cilat i përmendi më lart. Përballë shumë reagimesh të kundërta, Gjermania e ka mirëpritur ndërkohë vendimin e Albin Kurtin për heqjen e pjesshme të tarifës, të cilën e përshkruan si hap të rëndësishëm që mund të çojë drejt rinisjes së dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Në një linjë me të ka qenë dhe BE-ja.

Taksa prej 100 u vendos nëntorin e vitit 2018 nga Qeveria e kaluar e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Pas vendosjes së saj, Serbia refuzoi të vazhdonte dialogun me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#Prevalle#TopChannel
Recommended