Wake Up/ Qytetarët u përjashtuan nga heqja e taksës për makinat. Blendi Gonxhja: Ja pse?

  • 4 years ago
Mbi 7402 mijë mjete të transportit të pasagjerëve që janë të regjistruara në sistem, ju është hequr detyrimi i pagesës vjetore, një shumë që do të paguhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Por pse u përjashtuan konsumatorët (qytetarët)? Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorit i ka dërguar kërkesë për të shtyrë të paktën 2 muaj taksat e qarkullimit por për qytetarët kjo taksë nuk u hoq. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja sqaroi se në fakt edhe qytetarët mund të përfitonin nga kjo takse nëse do të ç'regjistronin makinat për aq kohë sa ato nuk janë në qarkullim. "Ne jemi një ndërmarrje me vetëfinancim dhe jemi një agjent tatimor që mbledhim një takse të vendosur sipas ligjit. Taksa vjetore e mjeteve qoftë për bizneset qoftë për qytetarët është një taksë që ka të bëjë me faktin e regjistrimit të mjetit dhe pasjes së mjetit në qarkullim. Dhe është gjithmonë e mundur përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor që kush ka dashur të ndalojë taksat të bënte çregjistrimin e makinës, nuk kushton asgjë, dorëzohen dokumentet dhe ti mund të rrish 2 muaj 6 muaj apo dhe 1 vit pa makinën. Dhe kjo u është bërë të ditur të gjithëve. Por ne nuk mund të kemi një matës në çdo makinë se kush qarkulloi dhe kush jo. Ne nuk mund të kemi GPS në çdo automjet dhe të dimë së çfarë bëhet me të gjitha mjetet private. Vërtet ka pasur kufizime, por nuk është e lehtë që ne të ndërhynim në taksën e automjeteve."

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended