Haradinaj: U kërkua heqja e taksës në Samitin e Berlinit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Emmanuel Macron e po ashtu edhe kryeministri Rama, kanë kërkuar pezullimin e përkohshëm të taksës ndaj mallrave serbe.Vetë kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për mediat e Kosovës, konfirmoi nga Berlini se në samit ka pasur presion për këtë çështje, me qëllim që t?i jepet një shtysë rifillimit të dialogut.Ramush Haradinaj: ?Ka pasur një propozim ose kërkesë për pezullim të taksës për një kohë, ka qenë një situatë e rëndë. [Situata e rëndë] është krijuar nga kancelarja Merkel, nga Macroni, kryeministri Rama, presidenti Thaçi? të gjithë kanë qenë të mendimit se është mirë të pezullohet për një kohë që t?i jepet shans dialogut. S?kanë qenë kundër meje, por të një mendimi që t?i japim mundësi investimit të Kancelares Merkel dhe presidentit Macron që të ndodhë pezullimi i taksës.?Haradinaj theksoi edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe Francës kundër korrigjimit te kufijve.Ai madje bëri të qartë se nuk do të ketë më diskutime me Serbinë për kufijtë dhe territoret, dhe se dialogu do të fokusohet tek marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohja reciproke.Ramush Haradinaj: Merkel ishte shumë e qartë, nuk është zgjidhje diskutimi për territore e kufij sepse hap pikëpyetje të mëdha. Gjermania e ka konfirmuar qëndrimin e saj të vazhdueshëm, që nuk lejohet lëvizja me territore, me kufij. Ka qenë edhe dakordim i të gjithëve që s?do të diskutohet më tutje për kufij, por bisedimet do të fokusohen në njohjen reciproke. Franca s?mund të them se është kundër [idesë për kufij], por nuk shihet një investim për një diskutim për kufij, për territore, nëse asgjë tjetër, është e lokalizuar dhe fokusimi është tek marrëveshja për njohje.Për çështjen e liberalizimit të vizave, temë e cila nuk u prek në rezultatet e samitit, Haradinaj tha se Franca e Gjermania janë në dijeni që Kosova i ka përmbushur të gjitha detyrimet. Sipas tij, pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian do të ketë një qartësi për këtë çështje.Edhe kryeministri Edi Rama, pas samitit të Berlinit, me anë të një statusi në Twitter, ka shprehur mbështetjen për vijimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë Serbi. Madje ai i është përgjigjur të gjithë atyre që kritikuan Samitin e Berlinit duke thënë se ?është i mahnitur nga kazanët dhe ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin.?
Recommended