Ora News - Veliaj: Me ligjin e ri “Për gjendjen civile”, më shumë shërbime për qytetarët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nga zonat më të degraduara në periferi të kryeqytetit pranë zonës së Dajtit, shumë shpejt do të shndërrohet në një hapësirë model për qytetarët që do të rrisë vlerën e pronës. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e rrugës pedonale mbi Përroin e Gjerozës, që kufizohet nga rruga ?Muhamed Deliu? dhe ajo e Teleferikut.
Teksa inspektoi dje pasdite fillimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, i cili jo vetëm do të transformojë zonën, por njëkohësisht do të ndikojë pozitivisht tek bizneset dhe në rritjen e punësimit.
?Synimi ynë është që të mbajmë fjalën që u dhamë qytetarëve vetëm para pak javësh kur fituam në zgjedhjet e përgjithshme, se do të riktheheshim menjëherë në zonë për të bërë një investim për të moshuarit dhe fëmijët, të cilët duan më shumë hapësira mes pallateve, për të kthyer një nga zonat më të degraduara të Tiranës në atë që shumë shpejt do të quhet si pedonalja e Gjerozës. Kur ta hapim, shumë prej kateve të para dhe të dyta që sot nuk kanë asnjë funksion, do të rikthehen në shërbim të plotë dhe besoj që jo vetëm do t?u rritet vlera shtëpive, por do të punësohen njerëz edhe në bizneset përreth?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-me-ligjin-e-ri-per-gjendjen-civile-me-shume-sherbime-per-qytetaret/

Recommended