Amnistia per Gjendjen Civile

  • 5 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është banori më i ri i Lagjes Nr.13.

?Procesi zgjati vetëm dy minuta, mjafton karta e identitetit, mbushja e formularit dhe prova që jam banor në këtë lagje. Si provë mund të jetë kontrata e qirasë ose hipoteka e shtëpisë. Duke qenë banor i kësaj lagjeje, bashkia ime, pavarësisht se kush është kryetar bashkie do të buxhetojë investime për këta banorë që janë regjistruar këtu?.

Teksa bëri ndryshimin e Gjendjes Civile, ai ju kujtoi qytetarëve se kanë mbetur edhe 4 ditë nga amnistia, me pas nisin penalitetet.

?Shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, sidomos në lagjet e reja, 12, 13, 14 apo edhe banorë që mund të kenë vite në Tiranë, por prej ndonjë legjende urbane e mbajnë Gjendjen Civile në një qytet tjetër, të regjistrohen në njësinë ku banojnë. Kush jeton në Tiranë duhet të jetë i regjistruar në Tiranë, që të marrë shërbimet në Tiranë. Nxitoni, nxitoni, nxitoni! Kemi kohë deri në datën 10 Maj, që ta bëjmë këtë pa gjobë. Pas kësaj date rikthehet ligji dhe nuk përfitojmë nga amnistia?.

Deri tani, 10 mijë qytetarë kanë zhvendosur Gjendjen Civile në zonën ku banojnë realisht.

Tv Klan

Recommended