Ora News – Deputetët e PD dhe CDU, shkëmbim eksperiencash për parlamentin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nevoja për një opozitë të fortë dhe cilësore, ka bërë që Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të kërkojë ndihmën dhe eksperincën gjermane. Ora News ka mësuar se një grup deputetësh të Partisë Demokratike, kryesisht nga të rinjtë që ulen për herë të parë në karrigen e deputetit, nga data 16 deri 19 tetor, do të fluturojnë drejt Italisë për të marrë pjesë në një sesion trajnimi dhe ndarje eksperiencash me deputet të CDU-së Gjermane.
Partia Demokratike po përgatitet për një opozitë të fortë dhe cilësore, dhe për këtë kryetari Lulzim Basha, ka kërkuar mbështetjen e gjermanëve për të përfituar nga eksperiencat më të mira të tyre parlamentare. Burimet i thanë Ora Neës, se me kërkesë të Bashës, fondacioni Konrad Adenaur, ka organizuar në mesin e muajt tetor një takim mes një grupi deputetësh të Partisë Demroaktike të përbërë kryesisht nga ata që ulen për herë të parë në karrigen e deputeti, dhe një grupi depushtetësh të CDU-së gjermane.
Po të njëjtat burime theksuan se takimi do të zhvillohet në qytetin e Como-s, nga data 16-19 tetor ndërsa diskutimet dhe shkëmbimi i eksperiencave do të fokusohet kryesisht mbi cështjet parlamentare apo procesit të bërjes së ligjeve dhe diskutimeve të tyre në komisione. Gjithashtu pritet që pjesë e e diskutimeve dhe ndarjes së eksperinacve të jenë dhe reformat që pritet të ndërmerren ne sesionin e ri parlamentare dhe që rrjedhin nga marrëveshja Rama-Basha duke nisur me reformën zgjedhore, e fokusuar te votimi dhe numërimi elektronik apo nisma tjetër për komisionet hetimore, e cila synon ti bëjë ato bashkëpunuese mes PAK dhe prokurorinë e posacme për luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë më herët, në mesin e muajit shtator në Tiranë do të vijë këshilltari për politikën e jashtme në qeverinë gjermane, Hans Sfalenski i cili do të takohet me grupin parlamentar të PD dhe do ndajë me ta eksperiencën politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deputetet-e-pd-dhe-cdu-shkembim-eksperiencash-per-parlamentin/

Recommended