Ora News - Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Jo debat televiziv me ish-deputetët e PD
  • 5 years ago
#oranews

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë porosi deputetëve dhe ministrave që mos dalin në debate televizive me ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë djegur mandatet.

Ora News ka mësuar strategjinë e re të komunikimit të mazhorancës në raport me median dhe publikun.

"Mos dilni në debate televizive me ata që kanë djegur mandatet nga opozita. Nuk duhet të dilni në debat me "të arratisurit" nga Kuvendi", mësohet t'i ketë thënë Kryeministri Rama deputetëve dhe ministrave të kabinetit.

"Ata nuk janë pala tjetër e Parlamentit dhe meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit", ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama.

Një ditë më para Ora News zbardhi edhe strategjinë e opozitës, e cila vendosi që të protestojë çdo të enjte para Parlamentit.

Pas takimit me kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe, kreu i kësaj partie Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se protestat e opozitës nuk do të ndalen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-porosi-ministrave-dhe-deputeteve-jo-ne-debat-televiziv-me-ish-deputetet-e-pd

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended