Ora News – “Ballisti”, Ministria e Drejtësisë, drejt finalizimit të dosjes për Kroacinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fillim të javës së ardhshme, ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi, do t?i dërgojë dosjen e plotë homologut kroat për të mos lejuar ekstradimin në serbi të Ismail Morinës i njohur si ?Ballsiti?.
Burimet i thanë Ora News, se pas kërkesës zyrtare të ministrit Bardhi, të premten Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë në dispozicion vendimin e gjykatës së arbitrazhit sportiv, e cila i dha të drejtë kombëtares shqiptare ndërsa dënonte dhunën e ushtruar në stadiumin e Beogradit ndaj skuadrës së futbollit shqiptar dhe një video e cila përmban gjithë pamjet e agresionit që u ushtrua ndaj kombëtares shqiptare.
Dosja e plotë bashkë me argumentet se Serbia po e përdor këtë çështje politikisht dhe se shtetasi Ismail Morina rrezikon t?i nënshtrohet persekutimeve për shkak të shtetësisë apo gjendjes së tij personale apo shoqërore. Ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi, është angazhuar personalisht dhe po ndjek në mënyrë konstante trajtimin e çështjes nga autoritet kroate.
Ndërkohë. nga shkodran edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se edhe pas komunikimit mes dy kryeministrave shqiptar dhe kroat në Podgoricë, po bëhen përpjekje të tjera nga ana e shtetit shqiptar për të mos lejuar ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ballisti-ministria-e-drejtesise-drejt-finalizimit-te-dosjes-per-kroacine/

Recommended