Ora News - Gjermania heq vizat, por Ministria pengon mjekët për të emigruar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Mjekut duket se po ndalon mjekët që duan të shkojnë në Gjermani. Certifikata e sjelljes së mirë, ndër dokumentet kryesore për mjekët që shkojnë jashtë, është vendosur të mos jepet më nga Urdhri i Mjekut për personat që janë në kontratë pune, duke penalizuar kështu punësimin e mjekëve jashtë vendit.

Një kontratë pune, bëhet shkak që mjekët të mos shkojnë më drejt Gjermanisë.

Urdhri i Mjekut ka vendosur të mos lëshojë certifikatën për sjelljen e mirë për të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune.

Një dokument i tillë më parë lëshohej pa e patur si kusht kontratën, por duket se kjo mënyrë është menduar si zgjidhje për të ndaluar hemoragjinë e mjekëve jashtë vendit.

Certifikata e sjelljes së mirë është ndër dokumentet kryesore që i nevojitet mjekëve për të shkuar në Gjermani apo në vende të tjera për punësim.

Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të merren masa në përmirësimin e kushteve për mjekët, duke përmendur edhe rritjen e pagave, por jo penalizimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjermania-heq-vizat-por-ministria-pengon-mjeket-te-emigruar

Recommended