Ora News - Bardhi: Babani hajdut, ministria Drejtësisë pengon proçedurat e verifikimit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Partia Demokratike akuzon ministrinë e Drejtësisë për rastin e kryebashkiakut të Vau Dejes Mark Babani.

Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi thotë se për hajdutin e çertefikuar Babani, kjo ministri ka bllokuar prej 1 muaji e gjysëm procesin për të dërguar letër porosinë në organet e drejtësisë italiane për të vertetuar akuzat e selisë blu.

Bardhi e quan Mark Babanin si Edi Rama i Vau të Dejës, ndërkohe që shprehet se PD do të vijojë të tjera denoncime për kryebashkiak të cilët kanë mashtruar me formularët e demikrinalizimit.

Gazmend Bardhi: "PD ka bërë publike të dhënat e plota që tregojnë që Mark Babani i emëruari i Edi Ramës ne Vau Dejës është një hajdut i çertefikuar me vendim gjyqësor i çertefikuar nga autoritetet italiane sigurisht që gjej rastin që ti bëj apel prokurorisë që të zbatojë ligjin të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë rezultatet bazuar në informacionet që disponon dhe në dijeninë time është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin që kjo vonesë ka ardhur për shkak të bllokimit nga ministria e drejtësisë, prej një muaji e gjysëm letërporosia e përgatitur nga prokuroria nuk i është dërguar autoriteteve italiane duke sjellë një zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin të ushtrojë një funksion publik. Një hajdut i çertefikuar sot menaxhon paratë e taksapaguesve të bashkisë Vau Dejës. Padiskutim që ka patur ndërhyrje nga ministria e drejtësisë dhe Mark Babani është Edi Rama i bashkisë Vau Dejës dhe sigurisht që Edi Rama do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur kriminelët në krye të bashkive."

Opozita pritet që tu rikthehet protestave në fund të janarit, ndonëse date të sakte nuk ka.

Gazmend Bardhi: "E vetmja rrugë jo si dëshirë e jona por si një mundësi për ta shpetuar Shqipërinë është largimi i kësaj qeverie që ka marrë peng të ardhmen tonë dhe rinisë duke i detyruar që të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë në 2020 është i njëjti me shkurtin e 2019 dhe pa asnjë diskutim që do ti kthehemi protestave. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e qeverisë është një mundësi reale. Nuk ka një datë konkrete por kur të ketë do ta bëjmë publike."

I pyetur në lidhje me reformën zgjedhore, Bardhi deklaron se PD ka shprehur gadishmërine për realizimin e saj, por është mazhoranca që nuk ka hedhur asnjë hap për këtë proces të rendësishëm si një kërkesë edhe e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave për në BE të Shqipërisë. Deklaratat ai i bëri pas takimeve me strukturat e PD në Vau Dejes dhe Pukë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bardhi-babani-hajdut-ministria-drejtesise-pengon-procedurat-e-verifikimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Fo...

Recommended