Ora News - Pas denoncimit të BOOM, Ministria e Drejtësisë ‘shkund’ Hipotekën e Lushnjes

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? ka denoncuar shkeljet e kryera në Hipotekën e Lushnjes, ku qytetarët zvarriten për vite me rradhë, ndërkohë që ky institucion refuzon te zbatojë vendimet e Gjykatës që kanë marrë formën e prerë.

Një tjetër skandal u dokumentua me zë dhe figurë, ku tregohet qartë se në këtë institucion rezultojnë të zhdukura dokumenta, të cilat kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë.

Pas publikimit të këtyre shkeljeve ka reaguar dhe Ministria e Drejtësisë, duke dhënë masë disiplinore për kryeregjistruesin si edhe për pesë specialistë.

Etilda Gjonaj: Task forca antikorrupsion ka vijuar edhe gjatë dy javëve të kaluara me kontrolle dhe inepektime në një sërë institucionesh dhe agjencish për të cilat ka pasur denoncime për korrupsion apo abuzime me detyrën.

Gjatë javës së kaluar task forca antikorrupsion ka zhvilluar një kontroll në ZRPP në Lushnje. Nga ky kontroll janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe paregullsisht. Veçanërisht në respektimion e afateve të trajtimit dhe kërkesave të qytetarëve, çka ka bërë që në këtë ZRPP të ketë një numër të madh praktikash të prapambetura ende të patrajtuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkelje-ne-hipoteken-e-lushnjes-paralajmerohet-kryeregjistruesi-dhe-5-specialiste

Recommended