Ora News - BE nuk ia heq vizat - Thaçi i kërkon Metës: Kosovarët pajisini me nënshtetësi shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar homologut shqiptar Ilir Meta që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare në mënyrë që ata të kenë mundësi të lëvizin të lirshëm në Europë.
Meta tha se nuk është zgjidhje pavarësisht dëshirës së mirë ndërkohë që vuri theksin në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Thaçi: Kosova e ka të qartë qëllimin dhe vizionin e vet që do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE.
Por pasi që aktualisht BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shprese në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës, veçanërisht studentëve, biznesmenëve dhe njerëzve që kanë nevoje. Kjo është një nevojë imediate që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi që të lëvizin në Europë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-e-thacit-qytetaret-e-kosoves-te-pajisen-me-nenshtetesi-shqiptare/

Recommended