Ora News - Ministria e Mbrojtjes kërkon rritje të buxhetit për vitin 2019

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Mbrojtjes kërkon rritjen e buxhetit të këtij institucioni me 1. 25 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2019.

Buxheti i ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2018 ka qenë 1.2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte sot para komisionit të sigurisë për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm

"Duke marrë në konsideratë edhe kushtet specifike makroenomike dhe kapacitetin fiskal gjykojmë se duhet të ketë një qasje më të kujdesshme ndaj buxhetit mbrojtjës në mënyrë që të plotësojmë detyrimet kushtetuese dhe ato që rrjedhin nga pjesëmarrja jonë në NATO" u shpreh Xhaçka.

Me anë të këtij projekt buxheti synohet të arrihen disa objektiva të rëndësishme.

Ndër objektivat ushtarakë që u raportuan në komision paraditen e sotme janë:

-Modernizimi i grup batalionit të këmbësorisë së lehtë, një nga angazhimet kryesore.

-Përmirësimi i kapaciteteve të tjera dhe pajimeve bazë për ushtarakët e FA.

-Modernizimi i sistemeve të komunikimit dhe informacionit dhe vënia në funksion të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore. Projekt në vazhdimësi prej 2017 dhe ka investim 22 milionë dollarë dhe një shtrirje kohore me tre vite buxhetore.

-Përmirësimi i funksionimit të integruar të hapësirës detare.

-Investimi në modernizimin e bazës së Kuçovës

Në samitin e NATO-s të mbajtur në Wells në 2014 është marrë zotimi për të arritur buxhetin e mbrojtjes në 2 % të GDP-së deri në 2024.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ministria-e-mbrojtjes-kerkon-rritje-te-buxhetit-vitin-2019

Recommended