Ora News – Studimi ISP: Garat për kryetarë, fiktive dhe pa standarde
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Demokracia në Partitë poltike shqiptare është e asfiksuar dhe proceset zgjedhore për liderat dhe kupolën drejtuese janë farsë?.
Mbi këtë përfundim ka dal një studim i Institutit të Studimeve Poltike, ndërsa i referohet zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike të disa ditëve më parë por edhe zgjedhjeve në Partinë Socialiste.
Afrim Krasniqi: Pjesa e vogël e militantëve të partive politike është përcaktuese për çdo vendim politik që merret në parti. Do të thotë që brenda partive nuk votohen alternative, nuk debatohen programe. Nuk ka debat mbi atë çka përfaqëson identiteti i partisë dhe çfarë duhet të përmirësojë në të ardhmen, por kanë përpjekje për mobilizimin e militantëve besnikë të cilët vrapojnë pas liderit politik. Dhe pjesëmarrja e tyre në votim, sidomos pjesëmarrja familjare në votime, është përcaktuese se kush mund të fitojë garën brenda partisë.
Studimi, thotë poltologu, Afrim Krasniqi, tregon qartë se mekanizmat që përdoren në partitë poltike shqiptare per zgjedhjen e drejtuesve nuk respektojnë as kriteret më minimale të partive perëndimore.
Afrim Krasniqi: Të gjithë mekanizmat zgjedhorë brenda partive politike nuk plotësojnë asnjë nga standardet normale të zgjedhjeve në partitë perëndimore që quhen neutraliteti, besueshmëria, administrimi i pavarur, dhe transparenca e procesit zgjedhor.
Në studim, sipas Krasniqit, gjenden dhe shifrat e procesit zgjedhor që janë paradoksale, dhe që tregojnë farsitetet e garave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/studimi-isp-garat-per-kryetare-fiktive-dhe-pa-standarde/
Recommended