Ora News – Ekselenti shqiptar, Hoxha: Pas diplomimit, dua të punoj në Wall Street

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kevin Hoxha është vetëm 20 vjeç dhe po ia del të studiojnë me rezultate të shkëlqyera në një nga universitetet më të mira në Amerikë, Fairfield në Connecticut, afër New York.
I riu nga Tirana është në vitin e dytë në degën e Financës dhe është një ndër shqiptarët e vetëm kur dekanati i universitetit e përzgjedh për të kryer një studim shkencor për ?Ndershmërinë akademike? në vendet nën dominimin e ish-Bashkimit Sovjetik.
Hoxha: Unë u largova kur isha vetëm 16 vjeç e gjysmë drejt SHBA-ve dhe bëra dy vite gjimnaz aty dhe tani vazhdon studimet e larta tek Fairfield në Connecticut, për financë dhe ekonomi. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe e vështirë. E hodha si ide dhe mora iniciativën për të bërë një projekt pilot në Shqipëri dhe në qoftë se ecën mbarë kur të realizojmë të gjitha të dhënat, shpresojmë që vitin tjetër të kthehemi dhe të bëjmë një projekt të plotë në të gjithë Shqipërinë.
Universiteti e mbështetës realizimin e këtij studimi përmes bursave që u jepen vetëm ekselentëve.
Hoxha: Është selektive, është e vështirë të bëhesh pjesë e një projekti shkencor dhe ta drejtosh vet. Ata që kanë ide janë të motivuar dhe të gjejnë një mënyrë të të sponsorizojnë të gjitha idetë që ke në mënyrë që të marrësh një zhvillim të plotë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekselenti-shqiptar-hoxha-pas-diplomimit-dua-te-punoj-ne-wall-street/

Recommended