Ora News - Ergys Mertiri: Që të mos kthehemi te Enver Hoxha, rrotacioni politik për ne është jetik
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Politologu, Ergys Mertiri, deklaron se vendi e ka jetike rrotacionin politik me 25 prill.

I ftuar në Ora News, ai thotë se në vijimësi ndërkombëtarët kanë sakrifikuar në Ballkan demokracinë për stabilitetin, por nëse e sakrifikon demokracinë, thekson ai, as stabilitetin nuk e ruan dot më.

Mertiri: Politika ndërkombëtare në vende si Ballkani për hir të stabilitetit shpesh herë kanë sakrifikuar demokracinë. Por kur sakrifikon demokracinë as stabilitetin nuk e ruan dot më. Jemi në një vend në krizë politike. Skenat e shqiptarëve duke u përleshur me policinë, rrëzimi i teatrit, naftëtarët që hyjnë në grevë urie tregojnë se ky nuk është vend normal, nuk është një vend që mund të konsiderohet kandidat për të qenë pjesë e familjes europiane.Rrotacioni edhe kur gjërat shkojnë mirë, e shëndosh një demokraci, lërë më kur ne jemi përballë rrezikut të rrëshqitjes së vendit drejt autokracisë. Rrotacioni për ne është jetik, jo thjesht për ndërrim të kahjeve të qeverisjes. Bëhet fjalë për të penguar një projekt.

Mertiri thotë se qëllimi i Ramës është ta asgjesojë opozitën dhe kështu mund të dominojë.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ergys-mertiri-qe-te-mos-kthehemi-te-enver-hoxha-rrotacioni-politik-per-ne-eshte-jetik/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended