Ekspozitë nën ujë/ Fotografitë e peshqve në akuarium të Ergys Zhabjakut

  • 4 years ago
?Fish Tank? e quan Ergys Zhabjaku këtë cikël abstrakt fotografish. Ky projekt zhvillohet brenda një akuariumi, i cili është një maket universi. Uji është jeta, kurse peshqit si vërtetësia e saj animizojnë momentin e parë kur filloi gjithçka.


Ergys si i ke fotografuar këto peshq brenda akuariumit, ku ne shohim çdo detaj të mundshëm.

Kam shfrytëzuar ndriçimin artificial për të ndërtuar këtë efekt, kontrastin. Raportin e dritës me tonet e errëta dhe ngjyrën.

Si lindi idea për të bërë këto foto brenda një akuariumi. Pse kjo zgjedhje?

Lindi si pasojë e ekspozitës time të parë që u quajt ?running out of water?, dhe fliste për mungesën e ujit brenda qenies. Tek e para përshkova fundit ndërsa tek e dyta u riktheva tek fillimi. Dhe kur imagjinove fillimin e përshkova të tillë si kozmik.

Me çfarë teknike janë të printuara këto foto?

Fotot që kemi këtu janë të printuara në dru. Këto printohen në një lastë dhe ngjiten. me anë të një furre boja futet brenda materialit.

Të kam parë kryesisht bardh e zi në fotot e tua, por këtu shoh ngjyra.

Njerëzit më kanë parë shumë në bardh e zi dhe mua më ka ndihmuar shumë bardh e zi-a për të kuptuar realisht dhe për të arritur në një pikë që të kuptoj kontrastin. Bardh e zi-a teknikisht është pak më e thjeshtë për syrin njerëzor, sepse ti eliminon ato ngjyra që dëmtojnë totalin e fotografisë tënde. Ngjyra është pak më e ndërlikuar, por siç duket në këtë moment po mendoj ngjyrën.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kulture#TopChannel

Recommended