Ora News - Rrugët e Durrësit nën ujë, përmbyten disa banesa në Porodinë të Korçës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Reshjet që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të mëngjesit kanë sjellë problemet e para. Në Durrës pas një kohe të gjatë u rikthyen përmbytjet e rrugëve.

Nga reshjet raportohet se janë përmbytur disa zona tradicionale në afërsi të stadiumit "Niko Dovana", lagjet 18 dhe 17.

Ndërkohë banorët e zonës se ish-Kënetës njoftojnë edhe për disa zona të tjera në këtë vend.

Edhe tek rrethrrotullimi në afërsi të tregut industrial, pranë shkollës së mesme "Ibrahim Kodra" rruga ka sasira të konsiderueshme ujërash.

Banorët e kësaj zonë në një komunikim telefonik me Ora News thotë se në periferi të kësaj zone ujërat mblidhen rregullisht pasi Ujësjellësi ka prerë nje tub të madh që ndihmonte në evadimin e shpejtë të ujërave të tepërta në prag përmbytjesh nga shirat e rrëmbyera.

Reshjet kanë sjelle probleme edhe në fshatin Porodinë të Korçës. Përroi i fshatit ka dalë nga shtrati e nje pjesë e rrugës është bërë e vështirë nga prania e ujit, duke penguar lëvizjen e banorëve.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rruget-e-durresit-nen-uje-permbyten-disa-banesa-ne-porodine-te-korces

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended