Tërmet në Korçë, Dëmtime vetëm në disa banesa - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tërmeti 5.2 ballë i regjistruar mëngjesin e 1 nëntorit në rajonin e Korçës, edhe pse me lëkundje të fuqishme nuk raportohet me dëme të rënda.Prefekti i Qarkut Korçë Dhori Spirollari deklaroi se nga këto lëkundje tërmeti nuk janë shkaktuar dëme materiale siç ndodhi pesë muaj më parë me tërmetin e 1 qershorit.?Shqetësime dhe telefonata ka, por gjithshka mbetet të verifikohet nga ekipet e punës në terren?,  theksoi Prefekti Spirollari.Njoftime paraprake bënë me dije për dëme në fshatin Qafëzes të Kolonjës ku edhe pak muaj më parë u shkatërruan banesa.Ndërkaq, nga bashkia Bilisht është bërë me dije se pasojat janë ndier në 5 shtëpi që kanë patur dëmtime nga tërmetet e kaluara.Termeti me epiqendër 3 kilometra ne Veri Lindje të fshatit Miras dhe 11 kilometra në Juglindje të Korçës, është regjistruar në orën 06.26  minuta të datës 1 nëntor me tronditje që zgjatën pak sekonda.Fatmirësisht, nuk pati lëkundje të tjera të fuqishme pas tyre.
Recommended