Mjekët protestë në disa qytete: Nuk u prekëm as në vitin 1997 - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nisur nga rastet e dhunimit të mjekeve gjatë ditëve të fundit, bluzat e bardha janë ngritur në protestë. Nga qendra Spitalore Univeristare Nënë Tereza, mjekët lëshuan apele të fuqishme kundër dhunës, duke risjellë në vëmendje edhe vitin e mbrapsht 1997.TRITAN KALOMJEK?Vaksinë për problemin tonë nuk ka, por vaksina gjendet. Populli ta ketë të qartë që mjekët nuk ua krijojnë problemet, janë politikat ato që duhet të ndryshojnë. Në ?97 edhe kur shteti u shkërmoq e vetmja që funksiononte ishte mjekësia. Duhet ta konsideroni bluzën e mjekut të shenjtë?.Mjekët paralajmëruan edhe prezantimin e një platforme për forcimin e ligjit për mbrojtjen e mjekëve.Protestën e mbështeti edhe zv ministja e shendetesi Mira Rakacolli, e cila tha se ministria po kërkon ndryshime në kodin penal.MIRA RAKACOLLIMINISTRE E SHENDETESISETë gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rastet e dhunës në ditët e fundit. Ne po kërkojmë ndryshime në Kodin Penal që të shtrëngohen masat për ata që dhunojnë mjekët si dhe rritje sigurie në spitale?.Ndërkohë protesta e mjekëve nuk ka munguar as në Shkodër.Mjekët ndërmorën këtë akt pas dhunimit të një mjekeje specializante në Qendren Spitalore Nënën Tereza dhe dhunimin e një mjeku dermatolog në Lezhë.
Recommended