Report TV - Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët e qytetit të Durrësit

  • 3 years ago
Shirat e parë të stinës së vjeshtës kanë përmbytur tre akse rrugore në Durrës, tek stacioni hekurudhor, te kryqëzimi i stadiumit dhe rruga që të shpie për në Currila.

Siç duket edhe nga videot e mbërritura në redaksinë e Shqiptarja.com, rrugët janë mbuluar nga uji i shirave dhe makinat kanë pasur vështirësi në qarkullim.

Nga përmbytja e rrugëve, ka bërë që uji të hyjë edhe në katet e para të bizneseve që janë në rrugë.

Nuk është hera e parë që përmbyten rrugët e Durrësit, nga 10 minuta shi i rrëmbyeshëm. Mungesa e kanalizimeve bën që Durrësi të përmbytet sa herë që bie shi, ndërkohë që akoma nuk merren masa konkrete në lidhje me këtë problem.

Recommended