RTV Ora - Përmbytet Torovica, tokat e mbjella nën ujë pas reshjeve të shiut

  • 5 years ago
#rtvora
Disa dhjetra hektarë tokë e mbjellë është nën ujë në Torovicë të Lezhës pas reshjeve të shiut të ditëve të fundit. Fermerët teksa flasin për rrezikun që mund tu dëmtohet prodhimi, thonë se shkak për këtë situatë bëhet mospastrimi i kanaleve kulluese.

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në fushen e Torovicës në Lezhë.

Dhjetra hektarë tokë bujqësore në këtë zonë ndodhen nën pushtetin e ujit prej disa ditësh, duke shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore.

Fermerët thonë se përmbytjet në këtë zonë janë të vazhdueshme, dhe shkak sipas tyre është mos pastrimi i kanaleve kulluese.

"Nuk kemi pasur përmbytjet, pastroheshin kanalet dy herë në vjet.Vinin inxhinierë, tani nuk ka kontroll as punë".

Në këtë situatë, thonë se rrezikojnë që të gjitha shpenzimet dhe puna të shkojë kot.

"30 dynym grurë është duke shkuar dëm. Kam mbjellë edhe 20 dynym misër, e kam marrë tokën me qira dhe po shkon dëm".

Fermerët thonë askush nga institucionet përgjegjesë për zhvillimin e bujqësisë nuk kanë dalë në terren për të verifikuar situatën dhe për të vlerësuar mundësitë e ndërhyrjes.

Ndërsa sipas tyre, përmbytjet po e kthejnë fushën në një kenetë duke penalizuar të gjithë banorët e zonës që bujqësinë e kanë burim kryesor të ardhurash.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/permbytet-torovica-tokat-e-mbjella-nen-uje-pas-reshjeve-te-shiut
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended