Report TV - Qyteti nën ujë, Vlora përmbytet sërish nga reshjet e dendura të shiut

  • 8 years ago
Vlora është gjendur sërish nën ujë për shkak të rreshjeve me intensitet të lartë të pasdites së të shtunës.

Rreshjet nisën rreth orës 17:30 të pasdites dhe vijuan për rreth 2 orë duke bllokuar nën ujë pothuajse të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës.

Nën ujë u gjenden lagjia ?Pavaresia?, ?28 Nëntori? , "Isa Boletini?, Bulevardi Vlorë-Skelë, rruga ?Gjergj Arianiti?, si dhe të gjitha akset që lidhen me Transballkaniken.

Ndërkohë, nga vërshimi i përrenjeve dhe ujërave që vijnë nga kodrat e qytetit, një sasi e konsiderueshme dherash kanë bllokuar në zonën e njohur si Jonufër, aksin nacional Vlorë - Llogora.

Recommended