RTV Ora - A do ta shkarkojë Meta Mynyr Konin? Hoxha: Shkeljet aq të rënda sa...
  • 5 years ago
#rtvora

Për dekanin e Fakultetit të Juridikut në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha, Ministrja e Arsimit Besa Shahini është terësisht në përputhje me ligjin sa i takon pezullimit të rektorit të UT-së Mynyr Koni.

Ai tha se është kompetencë e saj që të pezullojë me një muaj drejtuesin e një institucioni publik të arsimit të lartë nëse konstaton shkelje.

Hapi i dytë i Shahinit, tha ai, është ti propozojë Metës shkarkimin e tij.

E lidhur me vendimmarrjen e këtij të fundit, Hoxha tha se është në vlerësimin e Presidentit nëse bie dakord me qëndrimin e Ministres por shtoi se shkeljet prej Rektorit janë aq të rënda saqë asnjë lloj "autonomie" nuk do ta mbronte një individ që e shkel hapur ligjin në emër të autonomisë.

Hoxha: Nuk ka një anashkalim të Presidentit të Republikës nga Ministrja.Rendi kronologjik i ligjit thotë se Ministri kur konstaton shkelje të ligjit nga autoriteti drejtues i një institucioni publik të arsimit të lartë, në të cilin ai mendon se janë shkelje të karakterit të rëndë dhe që duhet të sjellin pasoja të drejtëpërdrejtë ka të drejtë ta pezullojë deri në një muaj Rektorin e një institucioni të arsimit të lartë dhe ti propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/do-ta-shkarkoje-meta-mynyr-konin-hoxha-shkeljet-aq-te-renda-sa-nuk-e-mbron-asnje-autonomi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended