Report TV - Çmimi i ujit tensionon raportet PS-LSI në Bashkinë e Tiranës

  • 7 years ago
Tensionohen marrëdhëniet mes PS dhe LSI, pas vendimit të djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit.

Pak orë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim përjashtoi nga radhët e saj dy këshilltarët që votuan pro Agim Kraja dhe Genta Mezini, nënkryetarja e bashkisë përfaqësuese e kësaj force politike, Brunilda Paskali dha dorëheqjen.

Por disa minuta më pas, ishte kryebashkiaku Erion Veliaj i cili i është përgjigjur LSI-së duke shkarkuar nga detyra tre drejtorë të saj.

Burime pranë Bashkisë konfirmuan për Shqiptarja.com ndryshimet në bashki.

Kësisoj, mësohet se nga detyra është larguar Drejtori i Ndërmarrjes Nr.3 të kryeqytetit Artjon Çaushllari si dhe Drejtoresha e Qendrës Sociale në Shkozë Kajame Sinani, të dy përfaqësues të LSI.

Recommended