Ora News – Shpërthen impianti i gazit në një fast food tek Inxhinieria e Ndertimit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një subjekt privat që ushtronte aktivitetin e fast food është shkatërruar plotësisht pas shpërthimit të një bombole gazi brenda ambienteve të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës në rrugën Muhamet Gjollesha në kryeqytet pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit.

Shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë i fuqishëm duke shpjeguar edhe dëmtimin e madh të shkaktuar në katin e parë të pallatit ku ndodhej ky aktivitet privat.

Ndërsa janë dëmtuar kolonat kryesore të ndërtesës dhe dy automjete të parkuara pranë biznesit privat. Të tronditur prej shpërthimit në katin e parë të pallatit janë edhe banorët që jetojnë në katet e sipërme të cilët tashmë shprehin shqetësimin për rrezikun shembjes së pallatit.

Si shkak i shpërthimit mësohet se ka qenë rrjedhja e gazit dhe brenda ambienteve të subjektit dhe më pas si pasojë e nxehtësisë së krijuar nga pajisjet elektrike në këto ambiente ka favorizuar shpërthimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthen-impianti-i-gazit-ne-nje-fast-food-tek-inxhineria-e-ndertimit/

Recommended