Ora News - Shkodër, shpërthen bombola e gazit në katin e tretë të një pallati

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shpërthimi i një bombole gazi për pak u kthye në tragjedi në qytetin e Shkodrës. Ngjarja u regjistrua në katin e tretë të një hyrje pallati në lagjen ?Xhabije?, në banesën e shtetasit Muhamet Çinari.
Fatmirësisht në momentin e zjarrit familjarët kanë arritur të dalin në kohë jashtë banese, ndërsa flakët nuk vonuan të përhapen me shpejtësi duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimi zjarrfikës dhe forcat policore, ku pasi u bë lokalimi i flakëve, u arrit shuarja e plotë e tyre.
Ekspertët nisen hetimet mbi shkaqet e zjarrit, ku morën në pyetje familjarët dhe fqinjët.
Gjithçka dyshohet se ka ardhur nga rrjedha e gazit, prej bombolës së gatimit që më pas shpërtheu në flakë duke u përhapur në pjesën tjetër të banesës.
Dëmet janë të shumta ndërsa ky është rasti i radhës, i një rreziku permanent për shumë familje Shkodrane që ngrohen e gatuajnë me gaz.
Bombulat e pakolauduara janë një problem shqetësues që deri më sot nuk kanë marrë zgjidhje, megjithëse disa herë është apeluar për marrje masash.
Pjesëtarët e familjes Çinari tashmë mbeten me shpresën e një ndihme nga institucionet, pasi banesa e tyre ka pësuar dëmtime të mëdha.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-shperthen-bombola-e-gazit-ne-katin-e-trete-te-nje-pallati/

Recommended