Ora News - Shtohet licencë e re, impianti i gazit në automjete me vërtetim të posaçëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata qytetarë që duan të realizojnë modifikimin e automjetit, duke e kthyer atë me gaz, tashmë duhet të paguajnë 4 mijë lekë më më shumë. Të drejtën për certifikimin tashmë e ka marrë një kompani private, ku duhet të paguash 10 mijë lekë në mënyrë që më pas të bësh edhe ndryshimin në lejen e qarkullimit. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës sqaron se ky nuk është koncesion.

Morisë së licensave dhe të koncensioneve të dhëna prej qeverisë, që u kanë shkaktuar kosto të shtuar shqiptarëve, i është shtuar dhe vërtetimi për modifikimin e automjeteve të cilëve u vendoset impiant gazi.

Së fundi është licensuar operatori që do të firmosë dokumentin për të lejuar ndërhyrhjen.

Ky shërbim ofrohet kundrejt një pagese prej 10 mijë lekësh, duke shtuar në këtë mënyrë kostot.

Më parë ky shërbim ofrohej nga shteti dhe në total kishte një faturë prej 6 mijë lekësh.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ofrimi i këtij shërbimi nuk është monopol dhe as formë koncesionare, por një veprimtari mbi të cilën mund të licensohet kushdo subjekt që plotëson kërkesat ligjore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shtohet-licence-e-re-impianti-i-gazit-ne-automjete-me-vertetim-te-posacem

Recommended