Report TV - Ekskluzive/ Vilat, makinat dhe bizneset e ministrave teknikë
  • 7 years ago
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike, të cilët vijojnë rezistencën duke mos dhënë dorëheqjen, ndonëse misioni i tyre konsiderohet i përfunduar, befasojnë me pasurisë që posedojnë. Makinat e shtrenjta, vilat, trojet, bizneset, dyqanet, llogaritë e majme bankare etj., dominojnë deklaratat e tyre të pasurive. Sigurisht që pasuria e tyre, e zbardhur nga Shqiptarja.com, nuk buron nga detyra provizore që u ngarkoi Lulzim Basha si rojtarë të zgjedhjeve, por nga veprimtari të mëparshme.

Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri, deklaron apartament 8 738 850 lekë, tokë në Lundër të Tiranës, tokë arë me sipërfaqe 3500 m2, me vlerë 140 mijë euro, ku posedon 1/6, shtëpi me vlerë 75 mijë euro, dyqan me vlerë 49 mijë euro, apartament me vlerë 137 40 mijë euro, makinë të vetën me vlerë 20 mijë euro, dy makina të bashkëshortes etj. Beqiri deklaron disa llogari rrjedhëse në shumat 1 037 773 lekë, 1 007 681 lekë, 1 174 200 lekë, 2 422 722 lekë, fond investimi në RFZ Bank me vlerë 5 493 377 lekë, gjendje cash 1 400 000 lekë etj.

?Tekniku? në krye të Ministrisë së Brendshme, Dritan Demiraj deklaron 1 100 000 lekë të ardhura nga kompania private në fushën e sigurisë, ku është ortak i vetëm. Dritan Demiraj deklaron gjithashtu apartament me sipërfaqe 100.94 m2, me vlerë 40 mijë euro, truall me sipërfaqe 678 m2, me vlerë 233 544 lekë, truall me sipërfaqe 678 m2, me vlerë 233 544 lekë dhe dy makina honda, viti prodhimi 2011 dhe 2012, me vlerë mbi 40 mijë euro.

Referuar deklaratës së pasurisë, Demiraj deklaron 15 680 USD nga puna në SHBA si dhe disa llogari bankare në emrin e tij, bashkëshortes dhe fëmijëve. Si burim për të legjitimuar pasuritë, ministrat teknikë referojnë kryesisht pagat.
Recommended