Report TV -Skena e krimit dhe makinat e vëllezërve që u përplasën me armë në Kavajë
  • 5 years ago
Report Tv sjell pamje të reja nga vendi i ngjarjes në lokalin ku ndodhi përplasja në lagjen nr. 2 te stacioni hekurudhor në Kavajë. Vëllezërit Hyka dhe Dedej ishin takuar në lokal për t'u sqaruar me vëllezërit Aliu, ndërsa më pas sherri degjeneroi në përplasje me armë zjarri. Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar, pamjet e të cilëve i sjell Report Tv. Ndërsa janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Recommended