Report TV -Pensionistët dhe prindërit me fëmijë shijojnë fundjavën në liri! Ndalohen makinat
  • 4 years ago
TIRANE-Fundjava do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liridalje. Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. Të dielën të gjitha mbyllur. Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.
Recommended