Report TV - Fieri sfidon COVID-19, qytetarët dhe makinat mbushin rrugët e qytetit
  • 4 years ago
Fieri nuk është pjesë e zonave të gjelbra, të përcaktuara nga qeveria por situata mëngjesin e sotëm i ngjan një dite të zakonshme.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, rrugët kryesore të qytetit janë të mbushura me makina dhe qytetarë të shumtë duke sfiduar COVID-19.

Lëvizjet kryesore të qytetarëve bëhen për blerje apo edhe për shëtitje, duke shfrytëzuar edhe kohën me diell.

Nga 4 maji vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra konkretisht Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë.
Recommended