Ora News – Mirënjohje për De Biasin, ministria e Arsimit dhe Sporteve vlerëson ish-trajneri kuqezi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka vlerësuar punën e ish- trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani de Biazi duke i dhuruar në shenjë mirënjohje "opingat" tradicionale shqiptare. Tekniku i lumtur për vlerësimin foli në lidhje me të ardhmen e stolit të kombëtares por pa anashkaluar edhe ofertat në planin personal.

Gianni de Biasi nuk do të zvanitet me shpejtësinë e dritës nga kujtesa e të gjtihë shqiptarëve dhe normalisht edhe institucionet me të drejtë kanë vlerësuar atë cfarë ai i solli Shqipërisë. Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Mirela Karabina në shenjë mirënjohje i dhuroi ish- teknikut të kombëtares "opingat" tradicionale të vendit tonë.

?E pranoj me shumë kënaqësi këtë mesazh, jam i lumtur, e kam veshur kostumin tradicional shqiptar edhe në raste të tjera, por tani jam edhe më i kometuar.?

Ndërkohë trajneri 61 vjecar nuk mund të mos ngacmohej në lidhje me të ardhmen e stolit të skuadrës tonë kombëtare, teksa nuk e kursej edhe batutën në lidhje me ofertat në planin personal.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/mirenjohje-per-de-biasin-ministria-e-arsimit-dhe-sporteve-vlereson-ish-trajneri-kuqezi/

Recommended