Ora News - Berat, lagjet muzeale të rrezikuara nga zjarret

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lagjet muzeale dhe zonat pyjore në shpatet që rrethojnë qytetin e Beratit janë më të rrezikuarat nga zjarret në stinën e verës.
Për shkak se banesat muzeale ndodhen shumë pranë njëra tjetrës dhe janë të ndërtuara me dru, flakët kanë gjasa të përhapen shpejt duke rrezikuar gjithë lagjen.
Ndërkohë, në zonat e pyjeve, ka pasur zjarre gati për çdo vit për shkak të hapjes së tokave të reja. Drejtoria e Zjarrfikëses dhe Shpëtimit në planin e masave për këtë vit, ka vendosur në dispozicion një zjarrfikëse vetëm për emergjencat në lagjet muzeale. Problem mbeten fikëset e zjarrit që nuk janë në gatishmëri të plotë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/berat-lagjet-muzeale-te-rrezikuara-nga-zjarret/

Recommended