Ora News – Pa ambasador në OSBE, KiE dhe Vatikan, Nishani: Për interesa meskine
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesën e tre ambasadorëve në Vatikan, OSBE dhe në Këshillin e Evropës, Presidenti në ikje Bujar Nishani e konsideroi si ?peng i interesave meskine?.
Nishani: Me gjithë vullnetin dhe dëshirën time, Shqipëria ka mbetur fatkeqësisht peng i interesave meskine deri diku dhe ende e pa përfaqësuar në nivel ambasadori në selinë e Shenjtë në Vatikan, OSBE dhe në Këshillin e Evropës, tre seli shumë të rëndësishme për Shqipërinë.
I kam siguruar drejtuesit dhe përfaqësuesit të këtyre selive se mungesa e përfaqësimi në rang ambasadori nuk lidhet aspak me një qëndrim politik të Shqipërisë ndaj tyre por thjesht me aspekte të brendshme institucionale. Besoj dhe shpresoj që kjo çështje do të trajtohet seriozisht nga qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pasardhësit tim në detyrën e Presidentit të Republikës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pa-ambasador-ne-osbe-kie-dhe-vatikan-nishani-per-interesa-meskine/
Recommended