Ora News - Meta: Ne duhet t’i japim fund braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Njësisë administrative Vaqarr në Tiranë.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili në fjalën përshëndetëse tha se të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu dhe të mos mendojnë që të braktisin vendin.
?Ne duhet t?i japim fund braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë, sepse ikja e një të riu është një brengë për çdo familje, ndërkohë që mundësitë janë që të gjithë të kenë një punë të mirëpaguar këtu dhe të kenë një shans për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu pranë familjeve të tyre?, ? deklaroi mes të tjerash Meta, teksa theksoi se pa energjinë, pa entuziazmin dhe pa pasionet e të rinjve Shqipëria nuk mund të shkojë përpara.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-duhet-ti-japim-fund-braktisjes-se-shqiperise-nga-te-rinjte/

Recommended