Ora News - Kontrollet e bizneseve, Hajdari: Do t’i japim fund abuzimeve me inspektorët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeinspektori, Shkëlqim Hajdari, ka deklaruar dhënien fund të inspektimeve në terren në subjekte, duke vënë në zbatim analizën e riskut. Në takimin me përfaqësiesit e biznesit amerikan, ai tha se do të marin fund kontrollet pa kriter dhe abuzimet e inspektorëve. Ndërkohë Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, u shpreh se inspektorët janë të mirëpritur nëse nuk pengojnë punën.

Inspektorët nuk do të ushtrojnë me kontrolle fizike në çdo subjekt që kanë në mbikqyrje.

Në bazë të rregullores së re, verifikimet do të mbështeten në analizën e riskut, ku është sistemi ai që sinjalizon për mundësinë e shkeljeve.

Në një takim me përfaqësues të biznesit amerikan, kryeinspektori Shkëlqim Hajdari tha se me këtë formulë u jepet fund ryshfeteve.

Shkëlqim Hajdari: Jemi të vendosur për ti shkuar deri në fund kësaj reforme, e cila nga pikëpamja poltike është lancuar herët nga kryeministri Rama, i cili me të drejtë segmente të caktuara të inspektoriateve i ka konsideruar banda, të cilët punën e tyre si inspektorë e kanë kthyer në mjet fitimi,mjet shkatërrimi për bizneset e ndershme. Situatë e cila nuk është siç ishte para një viti, dy vjetësh, ju besoj jeni dëshmitarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontrollet-e-bizneseve-hajdari-do-ti-japim-fund-abuzimeve-me-inspektoret

Recommended