Siljanovska: Do t’iu japim fund punësimeve partiake

  • 5 years ago
Kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur prej VMRO-DPMNE-së, nga Kavadari ka porositur se si presidente do ti vendos fund punësimeve partiake dhe politike. Madje edhe personave të cilët kanë ndikim për punësim në ato institucione. Ajo ka thënë se në shtet me sistem parlamentar, presidenti nuk ka funksione të fuqishme, por se do të jetë arbitër neutral për të udhëzuar dhe paralajmëruar, për shkak se, pushteti i presidentit lidhet me popullin.

Recommended