Meta shijon thyerjen e karantinës në malin e Shelegurit: Përshëndetje nga piramida e 17 e Shqipërisë

  • 4 years ago
Presidenti Meta nuk ndalon së thyeri karantinën dhe kësaj rradhe ka shijuar ngjitjen në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë.

Përmes postimit ai i ka përshëndetur të gjithë nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë."Përshëndetje nga piramida e 17 e Shqipërisë, por pa arratisje!", ka thënë Meta, duke pasur një peisazh të mrekullueshëm prapa vetes.

Kujtojmë se mali i Shelegurit ka shëbyer si pikë kalimi për shumë shqiptarë që donin të iknin ilegalisht nga Shqipëria drejt vendit fqinj, Greqisë.

Recommended